Sveçla vizitoi Qendrën e Akomodimit për Personat e Riatdhesuar
BKT
Lajme

Sveçla vizitoi Qendrën e Akomodimit për Personat e Riatdhesuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla vizitoi Qendrën e Akomodimit për Personat e Riatdhesuar ku u prit nga drejtoresha e këtij departamanti, Fahrije Terrnava si dhe zyrtari i kësaj qendre, Selim Hyseni të cilët e njoftuan për së afërmi ministrin për aktivitetin e kësaj qendre dhe për sfidat që në përgjithësi i kanë.

Gjithashtu ministri Sveçla u njoftua edhe për kapacitetet e kësaj qendre e cila shërben për strehimin e përkohshëm të personave të riatdhesuar si dhe për procedurat e pranimit, regjistrimit e akomodimit të të gjithë atyre personave të riatdhesuar në Kosovë.

Në fund të vizitës ministri Sveçla u shpreh i gatshëm që t’i mbështes në mënyrë që kjo qendër të jetë sa më funksionale dhe të kenë kushte sa më të mira për personat që qëndrojnë aty.


MË SHUME NGA Lajme