Pacolli: Kur është në pyetje Kosova, duhet të jemi të gjithë se bashku
BKT
Lajme

Pacolli: Kur është në pyetje Kosova, duhet të jemi të gjithë se bashku

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se kur është në pyetje interesi i Kosovës “duhet që të gjithë të jemi së bashku”.

Pacolli përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook tha se do të jetë pranë presidentes Vjosa Osmani dhe institucioneve të shtetit kur të ketë nevojë për të.

“I nderuar të takoj sot Presidenten e sapo zgjedhur të Kosovës dhe ish-Presidentët e tjerë të vendit, Presidentin Sejdiu dhe Presidenten Jahjaga. Kur është në pyetje interesi i Kosovës, ne duhet të jemi të gjithë së bashku. Unë e sigurova Presidenten Osmani-Sadriu se do të jem pranë saj dhe institucioneve të shtetit kur të ketë nevojë për mua”, shkroi ai.


MË SHUME NGA Lajme