18:39 / 13.04.2021
Peja fiton dramën ndaj Rahovecit, prek finalen e Ligës Unike
Ka përfunduar gjysmëfinalja e parë e Ligës Unike të basketbollit ku u përballën Rahoveci dhe Peja.
Fituese nga ky ballafaqim shumë interesante doli Peja e cila triumfoi me rezultat shumë të ngushtë 73:71.
Me këtë fitore Peja e ka siguruar kualifikimin në finale të kësaj gare dhe tani e pret fituesin e ndeshjes Goga Basket – Ylli që zhvillohet nga ora 19:00.























