Dafina Zeqiri feston ditëlindjen, emocionohet nga befasia e DJ Geek
BKT
Magazina

Dafina Zeqiri feston ditëlindjen, emocionohet nga befasia e DJ Geek

Dafina u përlot nga befasia e partnerit.

Dafina Zeqiri sot feston ditëlindjen, këngëtarja me këtë datë mbushi 32 vjet jetë.

Para ditëlindjes, ajo dhe i dashuri i saj, DJ Geek, udhëtuan në Shqipëri dhe atje ai u kujdes që ta befasonte Dafinën në oborrin e vilës ku po qëndrojnë.

Ai i kishte organizuar një festë me miqtë e ngushtë, ku dekoroi ambientin me tullumbace e të tjera dekore, kurse nuk mungoi as torta.

Dafina u emocionua nga kjo befasi saqë u përlot, ndërsa e falënderoi publikisht DJ Geek për befasinë, duke shkruar “Faleminderit i dashur për befasinë”. 

 


MË SHUME NGA Magazina