09:34 / 14.04.2021
Sonte vjen Champions League edhe me dy ndeshje
Do të vazhdojë edhe sonte Champions League. Nga ora 21:00 do të zhvillohen dy ndeshje tjera të çerekfinales:
ai në mes të Liverpoolit dhe Real Madridit, i cili do të zhvillohet në Anfield, dhe vjen me një epërsi 3-1 të spanjollëve nga ndeshje e parë;
ai në mes të Manchester Cityt dhe Borussia Dortmundit në Signal Iduna Park, me anglezët që kanë epërsi 2-1 nga takimi i parë.
Deri tash Paris Saint-Germain kaloi tutje duke eliminuar Bayern Munichun, ndërsa Chelsea u kualifikua pasi mposhti Porton.























