Meta kthen ligjin për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit
BKT
Shqipëri

Meta kthen ligjin për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kthyer në Kuvend ligjin për Transportin.

Në ushtrim të së drejtës kushtetuese të parashikuar nga neni 85, pika 1, e Kushtetutës, ligji nr. 32/2021 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, iu nënshtrua shqyrtimit të tij, duke marrë në vlerësim të kujdeshëm praktikën parlamentare, diskutimet e deputetëve, qëndrimet publike që kanë hasur disa nene të veçanta të ligjit që prej hartimit të projektligjit nga Agjencia e Mbikëqyrjes Financiare, deri në miratimin e tij, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Referuar praktikës parlamentare, hartimi i një ligji të ri për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit është bërë i nevojshëm për këto arsye kryesore:

–  Së pari, për të reflektuar zhvillimet e vrullshme që kanë ndodhur, ndër vite, në këtë sektor, si në vendin tonë, ashtu edhe në vendet e rajonit e të Europës;

–  Së dyti, për të zbatuar detyrimin e përcaktuara në MSA, në drejtim të përafrimit të legjislacionit me direktivat e BE-së, e konkretisht, me direktivën 2009/103/KE të Parlamentit Europian dhe të Këshillit, datë 16 shtator 2009. Hartimi i këtij ligji është kërkuar edhe nga Komisioni Europian në Raportet e Progresit për vendin tonë.

–  Së treti, hartimi i këtij ligji është kërkesë e rezolutave të Kuvendit për vitet e fundit;

–   Së katërti, hartimi i këtij ligji është rekomanduar edhe nga KLSH;

–   Së pesti, hartimi i këtij ligji është i nevojshëm për zgjidhjen e disa problematikave, të konstatuara gjatë zbatimit në praktikë të ligjit ekzistues.


MË SHUME NGA Shqipëri