Presidenti i KOK, Krasniqi takoi drejtuesit e FSUNK
Kryetarja e FSUNK, Diellza Shaqiri-Kelmendi së bashku me drejtuesit e FSUNK-së shfrytëzuan rastin ta urojnë presidentin Krasniqi për detyrën e re në krye të KOK-ut, ku po ashtu diskutuan për mundësitë rreth bashkëpunimit mes KOK-ut dhe FSUNK-së.
Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) Ismet Krasniqi është takuar sot me drejtuesit e Federatës së Sporteve të Kosovës (FSUNK).
Kryetarja Diellza Shaqiri-Kelmendi së bashku me drejtuesit e FSUNK-së shfrytëzuan rastin ta urojnë presidentin Krasniqi për detyrën e re në krye të KOK-ut, ku po ashtu diskutuan për mundësitë rreth bashkëpunimit mes KOK-ut dhe FSUNK-së.
Pjesë e këtij takimi ishin edhe drejtori i Departamentit të Sportit në Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport, Fitim Arifi, dhe anëtari i Bordit Ekzekutiv të KOK-ut, Musa Selimi, i cili është edhe anëtar i Bordit të FSUNK-së.























