Ylli ‘rrëmben’ trofeun e Ligës Unike, mposht Pejën
BKT
Sport

Ylli ‘rrëmben’ trofeun e Ligës Unike, mposht Pejën

Ka përfunduar ndeshja finale e Ligës Unike të basketbollit e zhvilluar sot ndërmjet Pejës dhe Golden Eagle Yllit.

Skuadra nga Suhareka, Ylli është fitues dhe kampion i kësaj gare pasi e mposhti Pejën me rezultat të ngushtë 82-79, pra me vetëm tri pikë epërsi.

Ndryshe ky ishte sezoni i parë i kësaj gare i organizuar nga Federata e Basketbollit të Kosovës në bashkëpunim me atë të Shqipërisë ndërmjet tetë skuadrave më të mira të të dy vendeve.