08:25 / 15.04.2021
Kim: Mirënjohje për sakrificat e Shqipërisë
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, reagoi pas lajmit për tërheqjen e trupave të NATO-s nga Afganistani.
Kim shprehu mirënjohjen e saj në “Twitter” për kontributin e Shqipërisë në këtë drejtim, si një aleate e NATO-s.
“Ne shkuam në Afganistan së bashku, qëndruam dhe luftuam së bashku dhe tani po përgatitemi të largohemi së bashku. Shtetet e Bashkuara do t’i jenë përgjithmonë mirënjohës Shqipërisë për sakrificat që ka bërë si Aleati i NATO-s.”
Presidenti Joe Biden bëri të ditur se tërheqja e plotë e trupave ushtarake do të përfundojë përpara datës 11 shtator, kur shënohet edhe 20-vjetori i sulmeve të Al Kaedës kundër Shteteve të Bashkuara. 89 ushtarë shqiptarë pritet të kthehen në shtëpi, pas këtij vendimi./vp























