08:50 / 15.04.2021
Seriali që theu rekordet e Netflix do të vijë me dy sezone të reja
Netflix bëri me dije se seriali i saj më i i suksesshëm “Bridgerton” do të vijë me dy sezone të tjera. Ky njoftim vjen teksa sezoni i dytë nuk ka mbyllur ende xhirimet.
Platforma ka njoftuar se seriali është parë nga 82 milionë abonentë, që në muajin e parë të publikimit, dhe ka qenë seriali më i shikuar në 83 shtete, mes tyre Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Brazili, Franca, India dhe Afrika e Jugut.
“Bridgerton” është një dramë e vendosur në Britaninë e fillimit të viteve 1800 dhe bazohet mbi romanet e Julia Quinn.
Ngjarjet zhvillohen në fund të epokës “Xhorxhiane”, të quajtur kështu për shkak të sundimit të Anglisë nga mbretërit Xhorxhi I, Xhorxhi II, Xhorxhi III dhe Xhorxhi IV.























