Europa League sonte mëson gjysmëfinalistët
BKT
Sport

Europa League sonte mëson gjysmëfinalistët

Çekerekfinalet e Europa League zhvillohen sonte me fillim nga ora 21:00.

Arsenal duhet të shënojë fitore ndaj Slavia Pragës për të siguruar gjysmëfinalen e kësaj gare pas barazimit 1-1 në ballafaqimin e parë ndërmjet tyre.

Roma do ta ketë një mision më të vështirë pasi e pret Ajaxin në stadiumin “Olimpico” edhe pse ka një avantazh minimal 2-1 nga ndeshja e parë e zhvilluar javën e kaluar.

Manchester United do të kërkojë të kalojë më tutje në ballafaqim me skuadrën spanjolle Granada ndaj së cilës fitoi në ndeshjen e parë me rezultat 2-0.

Ndeshja tjetër është ajo ndërmjet Villarealit dhe Dinamos së Zagrebit. Sfida e parë mes tyre përfundoi me rezultat 1-0 në të mirë të skuadrës spanjolle.