12:23 / 15.04.2021
Konfirmohen tri raste me COVID 19 te Hertha Berlin
Klubi gjerman i Hertha Berlin ka konfirmuar së fundmi tri raste me Covid 19 në skuadër.
Bëhet fjalë për trajnerin, Pal Dardai dhe ndihmësit e tij Admir Hamzagic dhe Dodi Lukebakio. Të 3 personat iu nënshtruan testeve dhe zbuluan se ishin pozitiv ndaj virusit, transmeton Panorama.
Për këtë arsye ata u izoluan menjëherë në shtëpitë e tyre, ku do të qëndrojnë deri sa virusi të largohet nga trupi i tyre. Një situatë aspak e mirë për klubin kryeqytetas, pasi është shtuar ankthi se në skuadër mund të jenë të infektuar edhe të tjerë.























