Prince Phillip me 7 stërnipër, Buckingham Palace publikon foton familjare
BKT
Magazina

Prince Phillip me 7 stërnipër, Buckingham Palace publikon foton familjare

Vijojnë homazhet fotografike të Familjes Mbretërore Britanike në kujtim të Prince Philip, i cili vdiq më 9 prill në moshën 99 vjeçare.

Këtë herë, në faqet zyrtare sociale të Familjes, u botua një pamje private e Mbretëreshës, e bërë në 2018 nga Kate Middleton.

Në foto shfaqen Mbretëresha Elizabeth dhe Phillip, në Kalanë Balmoral, të rrethuar nga 7 stërnipa.

Në profilet zyrtare të Kate dhe William, u botua një tjetër foto e kryer në vitin 2015, e cila portretizon Dukën e Kambrixh me dy fëmijët e tyre të parë së bashku me Philip dhe Mbretëreshën Elizabeth.

Kështu Pallati Buckingham dëshiron të kujtojë Dukën e Edinburgut “si baba, gjysh dhe stërgjysh.173719746-8d62ee5d-4348-4884-b428-08422db2bfff

183112986-602b1bcd-f913-4b1c-86dc-7a56809dabd7

Ceremonia mortore e Prince Philipp do të zhvillohet më 17 prill./oranews


MË SHUME NGA Magazina