14:34 / 15.04.2021
Procesi i zgjedhjeve, kamera vrojtimi në çdo qendër votimi
KZAZ-të kanë filluar tashmë të marrin në dorëzim bazën materiale për zgjedhjet e 25 prillit.
Këtë vit, krahas materialeve bazë, që janë kamerat për procesin e numërimit, kutitë e votimit dhe dhomat e fshehta, do të ketë edhe kamera që do të vëzhgojnë procesin e votimit në të gjitha qendrat.
Me rëndësi në këto zgjedhje do të jetë edhe zbatimi i protokolleve shëndetësore anti-covid. Qarku i Vlorës do të ketë 447 qendra votimi, ku do të votojnë mbi 318 mijë votues.
Ky proces do të monitorohet nga 8 komisione zonale të administrimit të zgjedhjeve.























