Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Në lidhje të drejtpërdrejt nga Vjena, zëvendës drejtori i programit ACCESS, Hamëz Morina, do të flas për platformën e shërbimeve digjitale për bizneset Kosovare- "Biznesi im".
Se çfarë preferohet të hajmë gjatë muajit të Ramazanit, do të flas, Diola Dosti, nutricioniste.
Kurse në lidhje të drejtpërdrejt, Yllka Kurhasani, "Farma Market”, flet për kërkesat e shumta për produktet bio.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























