09:16 / 16.04.2021
Rama: Nëse Shkodra do ndryshim, ja ku e ka
Pas vizitës së djeshme në Shkodër, kryeministri Edi Rama publikoi në “Facebook”-un e tij fjalën e kryesueses së listës së PS për këtë qark, Edona Bilalit.
Nëse Shkodra do ndryshim, shkruan Rama, atëhere ndryshimi është Edona Bilali, kandidatja për deputete e PS.
“Nëse Shkodra do ndryshim, ja ku e ka ndryshimin! Ditë të mbarë”, theksoi kreu i qeverisë.
Rama kërkoi dje në Shkodër një mandat të tretë, me premtimin se do ta ndryshojë Shkodrën./vp























