09:32 / 16.04.2021
Bella shfaq stilin e ri të flokëve
Bella ka mahnitur me paraqitjen e fundit.
Modelja e njohur botërore Bella Hadid di si të tërheq vëmendjen e të gjithëve në mënyra të ndryshme.
Ajo cilësohet si njëra ndër modelet më seksi me trupin më të dëshiruar në botën e modelimit.
Në postimin e fundit në Instagram, bukuroshja brune është parë duke pozuar para kamerës me lëvizje atraktive.
Në sy binin më së shumti dy gjëra, stili i ri i flokëve dhe veshja jo e zakonshme të cilat i theksonin bukurinë modeles.
Fotografia e postuar morri shumë komplimente dhe pëlqime të ndryshme si nga fansat e modeles po ashtu edhe nga shumë kolegë të ndryshëm.























