Adriatik Llalla shkon në gjyq

Adriatik Llalla shkon në gjyq

Për herë të parë pas ngritjes së akuzave ndaj tij, ish-kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, u paraqit këtë të premte në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit.

Ai po merr pjesë në seancën ku pritet që të parashtrohen argumentet e palës mbrojtëse. Gjatë hyrjes në gjykatë, Llalla nuk pranoi të bënte asnjë koment lidhur me pretendimet e Prokurorisë së Posaçme.

Ish-Prokurori i Përgjithshëm akuzohet për mos deklarim dhe fshehje të pasurive në të paktën tre raste. Llalla u hetua edhe për pastrim parash, por ky pretendim u rrëzua. Tashmë ai duhet të përgjigjet vetëm për fshehje të pasurisë.

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion kërkoi 2 vite burg për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai mund të vuajë vetëm 1.4 vite burg. SPAK kërkon edhe përjashtimin me 5 vite të Adriatik Llallës nga funksionet publike./vp