Dua Lipa fiton çmimin si ‘Favorite Artist’ në “Latin American Music Awards”

Dua Lipa fiton çmimin si ‘Favorite Artist’ në “Latin American Music Awards”

Dua Lipa po zgjeron suksesin e saj edhe jashtë kufijve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dua Lipa është njëra ndër femrat shqiptare më të suksesshme të momentit si në botën e muzikës po ashtu edhe në atë të biznesit.

Përveç se ajo nuk e ka ndalur punën me projekte muzikore e cila tash e disa muaj qëndron në top listat botërore duket se nuk po mjaftohet me kaq.

Përmes një postimi në Instagram ajo ka njoftuar se së fundmi ka fituar një çmim të rëndësishëm në “Latin American Music Awards” si ‘Favorite Artist- Crossover’.

Dua u shpreh tejet e lumtur për fitoren në “Latin American Music Awards” ku falënderoi të gjithë jashtë mase.
“Kjo është aq e mrekullueshme. Ju faleminderit shumë”, shkroi Dua.