Çuçi: PS e vetmja forcë që çon përpara rrugën drejt së ardhmes

Çuçi: PS e vetmja forcë që çon përpara rrugën drejt së ardhmes

Gjatë takimeve elektorale në disa nga fshatrat e Lunxhërisë, drejtuesi politik i PS-së, për Gjirokastrën, Bledi Çuçi, foli për mbështetjen me subvencione për fermerët përmes një skeme transparente.

Duke sjellë në vëmendje menaxhimin e pandemisë dhe tërmetit, ai tha se socialistët janë e vetmja forcë që do sigurojnë të ardhmen e Shqipërisë.

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun e Gjirokastrës Bledi Çuçi zhvilloi një takim elektoral në fshatrat e Lunxhërisë.

Gjatë bashkëbisedimit me banorët, ai solli në vëmendje ndër të tjera edhe mbështetjen me subvencione për fermerët përmes një skeme transparente, njofton oranews.

“T’ju marr vetëm shembullin e subvencioneve nga shteti. Më parë nuk kishte asnjë standard të qartë, asnjë procedurë të qartë apo garë të ndershme. Ose të mbanin peng për votën ose të merrnin gjysmat e parave. Sot është komplet një realitet tjetër. Aplikohet nga celulari, me transparencë të plotë. Me aq para sa më dhanë në dispozicion, 80% ia dedikova blegtorisë”, tha Çuçi.

Duke sjellë në vëmendje menaxhimin e dy prej fatkeqësive të tërmetit dhe pandemisë, Çuçi tha se PS është e vetmja forcë që mund të vijojë rrugën drejt të ardhmes së Shqipërisë.

“Kemi dëshmuar që kemi përgjegjshmërinë e duhur për të udhëhequr Shqipërinë. Vijmë tek njerëzit dhe nuk fshihemi sepse kemi thënë atë që do bënim dhe bëmë atë që thamë në funksion të vizionit tonë që kemi për Gjirokastrën. Nuk mbaj mend një vepër qe kanë bërë qeveritë e kaluara për Gjirokastrën, një vepër. Ne kemi investuar si askush më parë në infrastrukturë dhe në politikat nxitëse”, tha Çuçi.