SHBA po ndihmojnë për të rinovuar një klinikë në Risili

SHBA po ndihmojnë për të rinovuar një klinikë në Risili

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim zhvilloi një vizitë në Vlorë, Risili dhe Fier.

Ajo zhvilloi takime me drejtuesit e shoqërisë civile të cilët i thanë se si ata kishin kapërcyer sfidat e Covid-it për të vijuar punën e tyre.

Kim u shpreh se SHBA po ndihmojnë për të rinovuar një klinikë në Risili, në mënyrë që banorët e fshatit të kenë kujdes shëndetësor.

“Vizitë frymëzuese në Vlorë, Risili & Fieri. Drejtuesit e shoqërisë civile më thanë se si ata kishin kapërcyer sfidat e Covid-it për të vijuar punën e tyre. Pashë se si SHBA po ndihmojnë për të rinovuar një klinikë në Risili, në mënyrë që banorët e fshatit të kenë kujdes shëndetësor”, u shpreh Kim.

“Më lanë shumë përshtypje të rinjtë të cilët diskutuan se si planifikojnë të ushtrojnë të drejtën për të votuar për herë të parë në jetën e tyre, cilat janë shqetësimet e tyre dhe çfarë shpresojnë për të ardhmen e vendit të tyre. Sa më shumë vende të vizitoj, sa më shumë njerëz që takoj, aq më shumë e dua Shqipërinë”, tha Kim.