KPK shkarkon prokurorin që zbardhi vrasjen e Behar Sofisë

KPK shkarkon prokurorin që zbardhi vrasjen e Behar Sofisë

  Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra prokurorin e Tiranës, Bledar Maksuti.

Prokurori rezultoi me pasaktësi në deklarime dhe mungesë burimesh për pasurinë.

Bledar Maksuti është prokurori që udhëhoqi hetimet që çuan në zbardhjen e vrasjes së Behar Sofisë pak javë më parë në kryeqytet.

Atentati ndaj Behar Sofia ndodhi mëngjesin e 25 shkurtit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. 66-vjeçari me origjinë nga Lapardhaja e Beratit dhe banues prej vitesh në Tiranë u qëllua dy herë me pistoletë me silenciator, teksa ecte në trotuar buzë Lanës përballë “Piramidës”.