J Balvin do të bëhet baba për herë të parë

J Balvin do të bëhet baba për herë të parë

J Balvin dhe Valentina Ferrer do të bëhen prindër. Këngëtari kolumbian dhe e dashura e tij modele janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku. Lajmin e zbuluan me një foto bardhë e zi për kopertinën e revistës Vogue Mexico.

Në intervistë, 27-vjeçarja është shprehur se tani ishte koha e përkryer për të patur një fëmijë. “Pas karantinës, unë thashë: Ky është momenti im. Jo, jo momenti im. Ky është momenti i foshnjës time.”, tha ajo.

Teksa kujton momentin kur i tregoi artistit, ajo tha: “Ai ngriu. Ishte i lumtur, por ishte si një telefonatë nga Zoom që nuk funksionon kur nuk ka WiFi. Ai qëndroi i ngrirë. Unë i thashë personalisht, por kështu reagoi ai.” /abcnews.al