Në moshën 52 vjeçare, ndahet nga jeta aktorja e “Peaky Blinders”

Në moshën 52 vjeçare, ndahet nga jeta aktorja e “Peaky Blinders”

Helen McCory ka vdekur në moshën 52 vjeçare.

Aktorja Helen McCrory, e njohur për rolet e saj në Peaky Blinders dhe tre filma Harry Potter, ka vdekur nga kanceri, sipas burrit të saj, aktorit Damian Lewis, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.

Lewis ndau lajmin në rrjetin social Twitter, duke u shprehur i pikëlluar që gruaja e tij humbi betejën me kancertin.

Ai bëri të ditur se aktorja ishte rrethuar nga familjarët kur vdiq.

Ai shkroi në Twitter: “Me zemër të thyer ju njoftoj se pas një beteje heroike me kancerin, gruaja e bukur dhe e fuqishme, Helen McCrory ka vdekur e qetë në shtëpi, e rrethuar nga një valë dashurie nga familja dhe miqtë”.