Pep Guardiola shkatërroi futbollin, thotë ish-futbollisti i njohur
BKT
Sport

Pep Guardiola shkatërroi futbollin, thotë ish-futbollisti i njohur

Ish-sulmues argjentinas Esteban Fuertes në një intervistpë për “ESPN” shprehu mendimin e tij në lidhje me filozofinë e futbollit ‘’tiki-taka’’, duke akuzuar teknikun spanjoll, Pep Guardiola se me këtë taktikë shkatërroi futbollin.

48 vjeçari u shpreh se shumë ekipe argjentinase përpiqen të kopjojnë filozofinë e Guardiolës, por dështojnë sepse nuk kanë lojtarët e duhur për këtë lloj futbolli.

“Pep Guardiola ka qenë një lojtar i mirë dhe po shkëlqen si trajner. Presingu i lartë, loja me pasime të shkurtra, nisja e aksionit që nga portierit, këto të gjitha janë taktika që ai i përdor në skuadrat që drejton, por shumë skuadra përpiqen ta imitojnë si filozofi loje dhe në fund nuk ja dalin dot. Këtu në Argjentinë i shikon skuadrat teksa përpiqen të bëjnë të njëjtën gjë, por pësojnë gol që kur nisin aksionin në portën e tyre. Trajnerët duhet të kuptojnë që duhet lojtarët e duhur për të bërë atë lloj futbolli, Pep Guardiola e shkatërroi futbollin me këtë filozofi loje”.