Pak ditë pas vdekjes së tij, publikohet bashkëpunimi i ri i DMX

Pak ditë pas vdekjes së tij, publikohet bashkëpunimi i ri i DMX

Është publikuar projektin i ri i DMX.

Swizz Beatz dhe French Montana kanë publikyuar këngën e re me të ndjerin DMX, shkruan CNN.

Kënga, “Been to War”, shfaqet në Sezonin 2 të “Godfather of Harlem”. DMX ishte mik i mirë me Swizz Beatz.

DMX vdiq javën e kaluar në moshën 50 vjeçare, pas një sulmi në zemër në shtëpinë e tij në Nju Jork.

DMX (Dark Man X) filloi të bënte famë në vitet 1990, kur lansoi albumin tij debutues, “It’s Dark and Hell Is Hot”, më 1998.