22:39 / 16.04.2021
Buzëqesh Bayern, gabon Leipzig
Leipzig nuk ka mundur të marrë më shumë së një barazim pa gola me Hoffenheim.
Leipzig dhe Hoffenheim ndanë pikët duke luajtur pa gola sonte në kuadër të Bundesligës gjermane.
Ndonëse, skuadra vendëse e kontrolloi më mirë lojën në terren, megjithatë, atë nuk ia dolën që të paktën të shënojnë në gol, edhe pse përmes Poulsen, Leipzig gjeti golin në finish të ndeshjes, megjithatë, ky gol u anulua nga VAR për shkak lojës më dorë.
Pas këtij barazimi, Leipzig ka 61 pikë, katër më pak së lideri i tabelës, Bayern Munich, kjo e fundit ka një ndeshje me pak, derisa Hoffenheim renditet e 11-ta me 32 pikë.























