Kënga e DJ Regard promovohet në billbordet e “Times Square” në Nju Jork

Kënga e DJ Regard promovohet në billbordet e “Times Square” në Nju Jork

DJ Regard shënoi një tjetër sukses në karrierë.

DJ Regard ka publikuar projektin e ri “You”, i cili erdhi në bashkëpunim me Troye Sivan dhe Tate Square, shkruan lajmi.net.

Kënga e artistit shqiptare është vendosur në billbordet në “Times Square” në Nju Jork, ku u promovua ajo.

Regard u shpreh i lumtur që po promovohej në këtë vend dhe njëherësh bëri krenarë gjithë shqiptarët.

Projekti “You” u promovua nga platforma “Spotify”, andaj Regard e falënderoi publikisht për promovimin që iu bë.

“Faleminderit shumë Spotify, kjo është e mahnitshme. You me Troye Sivan dhe Tate McRae është publikuar tanimë në të gjitha platformat”, shkroi ai.

Kujtojmë se DJ Regard është nominuar në një kategori në “Brit Awards”, për “Këngën më të mirë britanike e vitit”.