Olluri: Pushteti u tërhoq nga aksioni i sotëm pas presionit publik
Drejtori i “Insajderit” Parim Olluri ka thënë se presioni publik ka bërë që pushteti të tërhiqet nga aksioni i sotëm për frikësim të gazetarëve të “Insajderit”. Reagimi i tij ka ardhur pas kërkesës së policisë që bashkë me avokatin të paraqiten për intervistë në Polici.
“Shpëtuam! Presioni publik detyroj pushtetin që të tërhiqet për momentin nga aksioni i sotshëm për frikësimin e Insajderit. Ju falemnderit të gjithëve për reagimet. “Era shtet” i vijke sot paradite. Reagim në shpejtësi të dritës. Me sabah prokurori i ka dërguar policët e krimeve të rënda në zyre të Insajderit.
Ai ka shkruar se ministri Vitia mbrëmë bëri thirrje për ndëshkim të “Insajderit” dhe shteti u mobilizuar në mëngjes për t’i frikësuar.
“Por, prioritet qenka thirrja e një ministri e bërë natën e se premtes. Ai kerkoj mbrëmë ndëshkimin e Insajdefrt, shteti u mobilizua me sabah për të na frikësuar. Ju bëjmë me dije që Insajderi nuk frikësohet nga asnjë pushtet. Janë munduar mjaftueshem edhe pushtetet e kaluara që të na frikësojne. Nuk ia kanë arritur qëllimit. Puna vazhdon. Hulumtime tjera pritet të publikohen. Edhe më të ndjeshme. Ne e kryejme punën toneë, ka shkruar ai.
Olluri sot përmes një shkrimi në profilin e tij, kishte treguar se dy zyrtarë policor kishin shkuar në zyrat e Insajderit dhe se e kishin ftuar për intervistim në Polici.
Kjo ftesë kishte ardhur edhe përkundër faktit që Prokuroria në një sqarim zyrtar kishte thënë se nuk do të jenë pjesë e hetimit gazetarët e mediat, por zyrtarët.























