Laura Fazliu një hap larg medaljes së bronztë
BKT
Sport

Laura Fazliu një hap larg medaljes së bronztë

Xhudistja kosovare mposhti në repesazh italianen Maria Centracchio.

Laura Fazliu do të luftojë për medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë, pasi që në ndeshjen e parë, në repesazh e mposhti xhudisten italiane Maria Centracchion.

Në rrugëtimin e saj në këtë kompeticion, Fazliu ka shënuar dy fitore, një kundër gjermanes Dena Pohl dhe një kundër holandezes Juul Franssen, ku kjo e fundit është dy herë medaliste e bronztë e botës.

Në ndeshjen e dytë të repesazhit, Fazliu do të përballet me Sanne Vermeer të Holandës.