“Beteja” mes Tyson dhe Schwarzenegger zhvendoset në një tjetër sport
BKT
Magazina

“Beteja” mes Tyson dhe Schwarzenegger zhvendoset në një tjetër sport

Ishte pritur prej kohësh dhe një përballje mes tyre erdhi. Legjenda e boksit Mike Tyson është vendosur përball ish-kampionit të bodybuilding dhe aktorit Arnold Schwarzenegger në një sport krejt ndryshe nga ai që prisnim.

Tyson dhe Schwarzenegger kanë luajtur bashkë shah dhe golf gjatë një vizitë që ish-boksieri zhvilloi në shtëpinë e ish-guvernatorit në Los Angelos.

Të dy legjendat duken në formë mjaft të mirë dhe videoja e përballjes së tyre në shah është filmuar nga ish ylli i UFC, Henry Cejudo.

 

 

 


MË SHUME NGA Magazina