14:20 / 18.04.2021
Kosova mund të marrë tjetër medalje, Loriana Kuka avancon në gjysmëfinale
Loriana Kuka e ka siguruar vendin në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian të xhudos që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.
Loriana Kuka ka arritur në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian të xhudos në Lisbonë.
Kuka arrit ta mposhtë austriaken Bernardette Graff.
Në kohën e rregullt, xhudistet kishin nga dy penalti dhe pastaj shkuan në kohën shtesë.
Në min 1:11 të Golden Score, Loriana arriti ta mposht austriaken me IPPON, shkruan lajmi.net.
Tani, Kuka do të përballet në gjysmëfinale me xhudisten nga Holanda, Guusje Steenhuis.























