16:28 / 18.04.2021
Arb Manaj i pandalshëm në Turqi, shënon golin e 10-të sezonal
Arb Manaj vazhdon të shënojë rregullisht ne ligën e dytë turke.
Sulmuesi dardan ka realizuar golin e parë në fitoren 0-3 që Balikesirspor mori në transfertë kundër Eskisehirspor.
Sulmuesi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, sikur kishte bërë pak ditë më parë kundër Istanbulspor.
Për Manajn ky ishte goli i 10 në kampionat. Katër i ka shënuar me Ankara Keçiorengucu në pjesën e parë të sezonit, kurse me fanellën e Balikesirspor ka realizuar pjesën tjetër.























