17:14 / 18.04.2021
Performancën e shkëlqyer e Rashicës, Kasamit, Zhegrovës e Ismajlit
Yjet shqiptarë të futbollit kanë bërë paraqitje të mira në ekipet e tyre këtë të diel derisa po vazhdon rrjedha e kampionateve nëpër vendet evropiane.
Milot Rashica u shënua në listën e golashënuesve në ndeshjen ndërmjet Borussia Dortmundit dhe Werder Bremenit.
Ky në fakt ishte goli i parë në këtë ndeshje por më pas Dortmundi përmbysi rezultatin për të arkëtuar tre pikë të reja.
Nga ana tjetër në Serie-A ishte mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë Ardian Ismajli ai i cili shënoi gol për skuadrën e tij Spezian në ballafaqim me Bolonjan edhe pse vendasit fituan me rezultat të thellë 4-1.
Në Superligën e Zbvicrës, Edon Zhegrova asistoi për Pajtim Kasamin në fitoren e Baselit kundër Servettes.
Goli i Kasamit ishte i dyti në këtë takim.























