Kjo është deklarata e trajnerit të Ballkanit pas fitores ndaj Niklit

Kjo është deklarata e trajnerit të Ballkanit pas fitores ndaj Niklit

Trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi është deklaruar pas fitores ndaj Feronikelit.

“Xhebrailat” janë në ndjekje të Dritës, derisa sot (e diele), mposht Feronikelin me rezultat 0 – 2 në “Rexhep Rexhepi”.

Pas ndeshjes, Shkëmbi është prononcuar për media, derisa tha se janë tri pikë të rëndësishme të fituar ndaj një kundërshtari shumë të fortë.

“Tre pikë shumë të rëndësishëm kundër një kundërshtari shumë të fortë. Mendoj që patëm fat pasi që objektivat tonë më të kundërshtarit janë më të mëdha. Patëm raste të humbura, por në këto ndeshje më të rëndësishme janë pikët e plota. Çdo gabim që bëjmë tani, lufta për objektivin bëhet më e vështirë”, u shpreh ai.

Ballkani renditët në pozitën e dytë në tabelë me 61 pikë, tri pikë prapa liderit Drita.