Kuka e pafat, mposhtet me ippon nga xhudistja franceze

Kuka e pafat, mposhtet me ippon nga xhudistja franceze

Xhudistja jonë Loriana Kuka e ka mbyllur pa medalje aventurën në kampionatin Evropian të xhudos në Lisbonë.

Loriana që nisi në mënyrën më të mirë duke mposhtur ukrainasen Anastasia Turchyn në raundin e dytë dhe pastaj holandezen Bernardette Graf në çerekfinale, u mposht në gjysmëfinale nga Guusje Stennhuius.

Ajo ishte e pafat edhe në ‘repechage’, meqenëse u mposht nga francezja Fanny Estelle me ippon.

Ndërkohë, kujtojmë se në këtë kampionat Evropian, Akil Gjakova dhe Distria Krasniqi fituan të artën, derisa Nora Gjakova u stolis me të bronztën.