​Ngjarjet e datës 19 prill
BKT
Lajme

​Ngjarjet e datës 19 prill

​Ngjarjet e datës 19 prill 2021.

Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Afrim Miftari për trafikim me njerëz dhe keqpërdorimi seksual i personave nën moshën 16 vjeçare. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi mban konferencë për media ku fokus do të jetë prezantimi i IFO-s me të gjeturat kryesore nga anketimi i bizneseve, për tremujorin e katërt të vitit 2020. (Objekti i OEK, ora 10:00)

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, shqyrton kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë për ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 10:00)

Drejtoria për Shërbime Publike në Prizren organizon takim me individët dhe OJQ-të, që punojnë në fushën e mjedisit dhe që kontribuojnë në mbrojtjen e resurseve natyrore, ku do të diskutohet për thirrjen publike të DSHP-së për mbështetje financiare. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 13:30)

Mbahet paraqitja e parë e Pjetër Shalës në Gjykatën Speciale. (Ora 15:00)

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Kazaz do të bëjnë përurimin e projektit “Ndriçimi i Kalasë”. (Kalaja e Prizrenit, ora 18:30)


MË SHUME NGA Lajme