Greqia nuk hap kufirin me Shqipërinë
BKT
Shqipëri

Greqia nuk hap kufirin me Shqipërinë

Kufiri me Greqinë vijon të jetë i mbyllur.

Këtë të hënë, autoritetet e policisë greke njoftuan se Kapshtica do të qëndrojë e mbyllur deri më 26 prill.

Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi do të jetë e ndaluar.

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve./vp


MË SHUME NGA Shqipëri