Shqipëria vë karanatinën 14 ditëshe për dy shtetet fqinje
BKT
Shqipëri

Shqipëria vë karanatinën 14 ditëshe për dy shtetet fqinje

Komiteti Teknik i Ekspertëve përditësoi situatën e pandemisë në vend duke u shprehur për një situatë ndjeshëm të përmirësuar, gjë që i detyrohet zbatimit të masave antikovid dhe vaksinimit masiv.

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli, tha sot se ky vendim do të vlerësohet në vijim të dinamikës së situatës siç kemi bërë gjithmonë pas pas dy javësh.

Rakacolli theksoi se “nxënësit e vitit të I dhe 2 të shkollave të mesme që kanë qenë në mësim online si rezultat i përmirësimit të situatës epidemiologjike në vend mund të fillojnë mësimin në klasë të futen në skenarin e kombinuar”.

“Situata në Shqipëri paraqitet ndjeshëm drejt përmirësimit dhe ky padyshim ky përmirësim është rezultat i masave të propozuara në kohën e duhur dhe të bazuar në analizën e  shifrave dhe natyrisht është nga një bashkëpunim më i mirë i vërejtur nga qytetarët sidomos në respektimin e mbajtjes së maskave në ambientet e rekomanduara dhe në respektimin e distancimit fizik dhe social”, – tha Rakacolli.

Më tej ajo u shpreh se “padyshim që ka filluar të ndihet edhe efekti i vaksinimit masiv./atsh


MË SHUME NGA Shqipëri