Dua Lipa zë vendin e tretë në listën “Top Global Albums” të Spotify
BKT
Magazina

Dua Lipa zë vendin e tretë në listën “Top Global Albums” të Spotify

"Future Nostalgia" po qëndron në `top listën` e Spotify.

Dua Lipa fitoi famë të madhe këtë vit me albumin e njohur tashmë “Future Nostalgia”.

Këtë e tregon edhe vetë profili i Spotify në Instagram, të cilët kanë publikuar një postim me statistika të albumeve më të mira dhe Dua ishte në top 3 të listës me “Future Nostalgia”.

Me anë të postimit të fundit, Dua lajmëroi fansat se ajo u rendit artistja me albumin në vendin e tretë.

Dua po pëlqehet për talentin e saj në muzikë nga të gjitha moshat teksa edhe po quhet fenomen i muzikës moderne pop.


MË SHUME NGA Magazina