Ngjarja në Kavajë, reagon Rama: E patolerueshme
BKT
Shqipëri

Ngjarja në Kavajë, reagon Rama: E patolerueshme

Vetëm pak orë nga ngjarja e rëndë, ku tre persona qëlluan me armë zjarri brenda ambienteve të zyrës elektorale të PD-së në Kavajë, duke plagosur një 27-vjeçar, ka reaguar kryeministri Rama.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Twitter’, Rama ka thënë se kjo ngjarje është e patolerueshme dhe se autori duhet të çohet në pranga sa më shpejt.

Ndërkaq, ka shfrytëzuar rastin e plagosjes së të riut për ti ofruar sërish bashkim Lulëzim Bashës.

Gjithashtu kryeministri i ka bërë thirrje presidentit Ilir Meta që të ndalë fushatën e tensionimit.

“Plagosja e Kavajës e patolerueshme! Autori duhet çuar në pranga sa më shpejt! Politizimi i kësaj ngjarjeje është po aq i keq sa vetë ngjarja!

LB duhet të bashkohet me mua për të mbështetur drejtësinë pa nxitur tensionin, ndërsa IM duhet ta ndalë fushatën idioteske të tensionimit!”, ka deklaruar ai.


MË SHUME NGA Shqipëri