21:19 / 20.04.2021
Superliga Evropiane drejt shpërbërjes
“talkSPORT” shkruan se tashmë Superliga Evropiane në fakt është shpërbërë, pas takimit të 12 klubeve që edhe e themeluan atë.
Në Angli raportohet se Manchester City dhe Chelsea duan të tërhiqen dhe se zyrtarizimi do të jetë çështje orësh, derisa numri një i Barcelonës, Joan Laporta, tha se s’do të hyjnë në Superligë.
Megjithatë ende s’ka diçka zyrtare.
Pritet konfirmime zyrtare nga klubet që u përfshinë në këtë proces.
Shumë trajnerë e futbollistë e kanë kundërshtuar idenë e kësaj lige, kurse tifozë të klubeve në Angli edhe kanë protestuar.























