Paloka: Asgjë nuk e shmang humbjen, fitojmë 9 mandate në këtë qark

Paloka: Asgjë nuk e shmang humbjen, fitojmë 9 mandate në këtë qark

Kandidati i PD për Qarkun e Durrësit, Edi Paloka, foli për fushatën zgjedhore dhe ditën e votimit.

Ai tha se situata deri më tani në Durrës është e qetë, por shtoi, se ka elementë të caktuar nga Partia Socialiste, që kërkojnë të bëjnë abuzime të ndryshme në këmbim të votës.

Paloka theksoi se këto raste janë monitoruar dhe janë mbledhur fakte, të cilat do të dorëzohen edhe në organet e drejtësisë. Paloka tha ndër të tjera, se Partia Demokratike ka ardhur me premtime konkrete dhe nënvizon se kudo që shkon, ndihet nevoja për ndryshim.

“Fushatën do e shija me dy pamje, atë të errësirë dhe dritën. Të dritës do të shihja atë të opozitës, që ka dalë, dëgjon probleme, angazhohet për zgjidhje. Një fushatë që duhet të jetë normale, kontakti me njerëzit është kryesore. Nga krahu tjetër atë që quaj fushata e errësirës, aty janë deputetë që s’kanë bërë takime me njerëzish dhe natën e bëjnë fushatën. Sheh natën, çakull që hidhet natën, shtyllat elektrike që ngulen si rastësisht, përpjekje të dëshpëruara për të bërë ato që duhet të kishin bërë në këto 8 vite.

Kjo është më e pakta, sepse ka dhe krime elektorale, abuzimet me pushtetin, punësime 2 mujore dhe shumë shkelje të tjera. Krimi elektoral dhe shit-blerja e votës është ende evidente. Kam bërë tre padi, njëra nuk është ende publike, por ne kemi prova, emra dhe regjistrime të këtyre që bëjnë këtë punë. Pas këtyre qëndron Ardian Çela, drejtor i OSSHE”, u shpreh Paloka.

Ka zëra që ju bëni denoncimet, për të justifikuar humbjen në Durrës?

Edi Paloka: Vetëm humbje s’ka në Durrës. Këtë e shohin edhe kundërshtarët tanë. Unë dje kam marrë edhe regjistrimin e fundit të atyre që po bëjnë mjeshtrat e Çelës në zonat kryesisht rurale. Do të bëhen edhe publike, i kërkoj policisë që të angazhohet në kapjen e këtyre personave dhe jo të merren me demokratët që ruajnë këto personat që blenë vota.

Me çfarë oferte keni ardhur në këtë qark?

Edi Paloka: Unë kam propozuar programin tonë, atë të PD. Është program që i jep zgjidhje problemeve të krijuara. Është një program i mirëmenduar. Ai e krahasoi programin me premtimet e Sudes, por në fakt, ky program është hartuar për 2 vite. Rama thotë si mund të ulësh taksat dhe të rrisësh pagesat e sigurimeve shoqërore. Sot me këto taksa që janë kam hasur banorë që më thonë më vjen pagesa për energji elektrike aq e madhe, sepse nuk mund ta paguaj. Nëse do të ishte më e ulët, do të paguaj. Në krahun tjetër, vazhdon. Nuk kemi as program asgjë, kemi vetëm sharje talle, e skandalet që dalin ditat ditës, si kjo e legalizimeve. Sot shpërndajnë certifikata, më fal, janë disa fletë të verdha, madje kanë abuzuar. Jurges Çyrbja shkon në hipotekë dhe ndan certifikata sikur të jetë drejtor hipoteke, kjo në favor të votave.

Si jeni pritur nga elektorati?

Edi Paloka: Njerëzit kanë një mllef të grumbulluar me këtë qeveri. Duke filluar nga kryeministri, kemi reagim arrogant ndaj atyre që guxojnë t’i kërkojnë llogari. Një pjesë e madhe janë afruar tek ndryshimi sepse nuk duan këtë qeveri. Një pjesë tjetër sigurisht, duhet jo thjesht prej mllefit të votojnë një parti, por shumica e atyre që duan ndryshimin e shohin shpresën tek PD. Me gjithë braktisjet e kemi treguar që jemi për qytetarët, kemi një ekip që kanë treguar ndër vite se kush janë. Por edhe figura të reja. Mjaft socialistë më kanë kërkuar t’i takojë. I kërkoj ndjesë socialistë jo socialistë që kanë kërkuar të më takojnë, por i premtoj që do i takoj edhe pas zgjedhjeve. Edhe socialistë vijnë dhe thonë ka ardhur koha, duhet të ndryshojmë. Këtë nuk bëhet fjalë për ndryshimin e zakonshëm, ka nevojë vërtetë për ndryshim.

Fjala ndryshim flitet edhe me ndryshim emrash, se keni fjalën për këtë?

Edi Paloka: Jo s’bëhet fjalë vetëm për emra. Por që të ndryshojmë vendin, sepse këto 30 vite nuk janë bërë gjërat siç duhet me thënë të drejtën. Unë i besoj zotit Basha dhe them se bashkë do e arrisim.

Çfarë problematikash keni parë në Durrës?

Edi Paloka: Në zonat rurale ka probleme me infrastrukturën. Nuk është hedhur një metër asfalt, përpjekje që po tentohet të bëhen tani. Durrësi si qytet ka probleme të tjera, urbanizimi është bërë mbrapsht. Benotizimi mbizotëron, ndërkohë që Durrësi duhet të kishte dhe lulishte. Betoni ia ka prishur atë kënaqësinë që do ofronte për turistët. Durrësi dhe qytete të tjera kanë rënë viktimë e ndërthurjes së krimit me politikën. Në çdo aspekt të qytetit, duket kjo ndërthurje, dora e krimit me atë të pushtetit. 25 prilli do të jetë si një ditë çlirimi. Qytetarët e Durrësit do të marrin frymë lirisht. Kur kam ardhur, fillimisht shihja si rezultat të mirë, rezultatin 8 – 6. Sot bashkë me aleatët, nuk do të surprizohesha nga rezultati 9 me 5.

Do të jetë e qetë dita e zgjedhjeve?

Edi Paloka: Them se do të jetë e qetë. Problemet e mëparshme sjanë shumë prezentë. Edhe dita e zgjedhjeve, nëse rilindja, pushtetarët, nuk do të hynë të bëjnë pis, them do të jetë e qetë.

Keni marrë masa për të mbrojtur votën?

Edi Paloka: Sigurisht. Ne kemi grupet tona në terren, për të ndalur shit-blerjen e votave. Këto grupe do të jenë të gatshëm ditën e zgjedhjeve për të shmangur probleme. Ka diçka Bashkim që më bën entuziast. Nëse dikur ka pasur probleme edhe me komisionerë tonët, sot shoh që dëshira për ndryshim është aq e madhe sa që nuk do të ndodhë asgjë. Unë kam qenë në Arapaj, takova një familje, ishte e sëmurë. Ajo më tha që kanë ardhur këta të më blejnë votën, i përzura, nuk kam nevojë tha që të marr lekë. Unë dua një vend pune tha të mbaj familjen time. Unë ia premtova dhe ia premtoj prapë publikisht. Një familje me 7 veta, fëmijë të sëmurë, e meriton një vend pune, është më minimalja. Sot në orën 7 vjen zoti Basha për të bërë mitingun përmbyllës të Qarkut të Durrësit. Do të zhvillohet në orën 19:00 për të bërë mbylljen.

Po masat anti-COVID?

Edi Paloka: Unë jam përpjekur të ruajmë këto masa. Por njerëzit kanë një virus më të madh përpara, edhe njerëzit nuk janë ruajtur shumë. I kërkoj të gjithëve të votojnë me datë 25, sepse aty është fuqia e tyre. Do citoj ambasadoren e SHBA, kush do ndryshimin të votojë ndryshimin, kush do kriminelët, të vonojë për kriminelët. Këtë tjetrën e them unë tani, ndryshimi kalon vetëm përmes numrit 9./BW


MË SHUME NGA Intervista