Meta: Do dekretoj çdo shumicë që do të dalë nga zgjedhje të lira
BKT
Shqipëri

Meta: Do dekretoj çdo shumicë që do të dalë nga zgjedhje të lira

Presidenti i Republikës Ilir Meta deklaroi mbrëmjen e sotme se do të dekretojë çdo shumicë që del nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

“Do dekretoj çdo shumicë që do të dalë nga 25 prilli, nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme”, deklaroi presidenti i Republikës Ilir Meta gjatë një interviste televizive.

Zoti Meta vijoi duke deklaruar se “do t’i besojë rezultateve që shikoj unë. Do dekretojë atë shumicë që fiton numërim më të madh të mandateve. Besimi më i madh është tek populli shqiptar”, dhe se çështja e zgjedhjeve i takon çdo prindi, fëmije, nëne dhe babai.

Presidenti foli edhe për Partinë Socialiste që, sipas tij, ishte dikur një parti demokratike në strukturën e saj, ku “Edi Rama e tjetërsoji përmes strukturave të kapjes që ka instaluar, si parti-shtet”./RTSH

 


MË SHUME NGA Shqipëri