Harry udhëton në Montecito pas varrimit të Princit Philip
Harry është kthyer në shtëpi nga Londra në Montecito, një ditë para ditëlindjes së Mbretëreshës dhe mosmarrëveshjes së pazgjidhur familjare, pavarësisht takimit me babanë e tij dhe Princin William, pas varrimit të Princit Philip.
Princi Harry duket se është kthyer në Kaliforni për të qenë me gruan e tij shtatzënë Meghan dhe djalin e tyre dyvjeçar Archie pasi kaloi një javë në Mbretërinë e Bashkuar për varrimin e gjyshit të tij Princ Philip, shkruan Daily Mail.
Duka i Sussexit, 36 vjeç, kuptohet se ka fluturuar në Los Angeles me një fluturim të American Airlines nga aeroporti i Londrës, Heathrow pak pas orës 13.30 pasdite me kohën lokale.
Vetura e tij e drejtuar nga shoferi u pa duke dalë nga terminali privat në LAX, i rezervuar për të famshëm dhe super të pasur dhe u pa përsëri duke arritur në rezidencën në Montecito të Sussexëve rreth orës 4 pasdite.
Harry u kthye në SHBA vetëm 24 orë para se gjyshja e tij Mbretëresha të mbushte 95 vjeç sot, vetëm disa ditë pas varrimit të burrit të saj të dashur Princit Philip, ndërsa ajo kalon ditëlindjen e saj të parë pa të në më shumë se shtatë dekada.
Madhështia e saj, do ta kalojë ditën në Kalanë Windsor kryesisht e rrethuar nga numri shumë i vogël i stafit për shkak të pandemisë.
Harry gjithashtu zgjodhi të udhëtonte nga Britania pas përçarjes me babanë dhe vëllanë e tij, të shkaktuar nga vendimi i tij për të emigruar dhe rrëfyer gjithçka tek Oprah.
Pas funeralit emocional të së shtunës, William dhe Harry ndërmorën ‘hapa të vogël’ drejt rregullimit të marrëdhënies së tyre pasi ata u kthyen në Kalanë Windsor nga Chapel e Shën George së bashku pasi u shtyn së bashku nga ‘paqebërësja’ Kate, Dukesha e Kembrixhit.
Më vonë kishte një takim ballë për ballë brenda terrenit të kalasë midis vëllezërve dhe babait të tyre Princi Charles, por, në një zhvillim të paparë që vinte në dukje thellësinë e përçarjes së tyre, Charles dhe William preferuan të takoheshin me Harryn së bashku se fjalët e askujt nuk mund të keqinterpretohen më pas, zbuloi dje Dan Wootton.
Princi Charles gjithashtu do të mungojë në ditëlindjen e Mbretëreshës dhe është në shtëpinë e tij në Uells. Princi William gjithashtu nuk pritet ta vizitojë atë në ditën e saj të madhe.























