Dua Lipa arrin 45 milionë shikime me ‘We’re Good’
BKT
Magazina

Dua Lipa arrin 45 milionë shikime me ‘We’re Good’

Viti 2021 ka filluar me suksese të njëpasnjëshme për këngëtaren.

Përveç çmimit në Grammy, Dua Lipa po arrin suksese edhe me projektet e saj muzikore.

Së fundi, është zgjedhur si artistja femër me më së shumti dëgjueshmëri të projekteve muzikore në platftormën Spotify duke hyrë edhe në histori si femra e parë për vitin 2021 pas Adele në 2011.

Ndërsa, sot Dua postoi projektin e saj muzikor ‘We’re Good’ duke treguar se ka arritur 45 milionë shikime që nga koha e publikimit.

Në storien e saj në Instagram postoi njoftimin duke e ndarë me mijëra ndjekësit e saj.

Theksojmë se, ‘We’re Good’ është publikuar me 12 shkurt në vitin 2021.


MË SHUME NGA Magazina