`Qeveria Kurti shqetësim ka zgjedhjet në Shqipëri, jo qeverisjen e vendit`
BKT
Lajme

`Qeveria Kurti shqetësim ka zgjedhjet në Shqipëri, jo qeverisjen e vendit`

Adil Behramaj, ish-këshilltar i Thaçit ka kritikuar ashpër qeverinë e Albin Kurtit për paaftësi në qeverisje.

Me anë të një postimi në Facebook, Behramaj ka nënvizuar faktin se qeveria e udhëhequr nga VV po i bën një muaj pa program qeverisës, shkruan lajmi.net.

Behramaj duke përmendur faktin e fushatës në Shqipëri, ka thënë se partia e Kurtit shqetësim të vetëm e ka rezultatin e zgjedhjeve në Shqipëri dhe jo qeverisjen e vendit dhe shëndetin e qytetarëve.

Postimi i plotë i Behramajt në Facebook:

Qeveria Kurti nuk po i bënë një muaj qeverisje, por edhe një muaj paaftësi. Po i bënë një muaj pa program. Edhe pse nuk ka nevojë të negociojë me askënd për përafrim programi, sepse e gëzon tërë pushtetin, ajo më shqetësim e ka rezultatin e zgjedhjeve në Shqipëri se qeverisjen e vendit dhe shëndetin e qytetarëve.

Pas zgjedhjeve në Shqipëri fillojnë fushatën për zgjedhjet lokale në Kosovë dhe Qeveri nuk do të kemi deri për Vit të Ri.


MË SHUME NGA Lajme