Erdogan mban premtimin, ndërton Spitalin e Fierit për 2 muaj

Erdogan mban premtimin, ndërton Spitalin e Fierit për 2 muaj

Pasditen e sotme hapi dyert “Spitali Rajonal Memorial Fier”. Hapjen e tij  kryeministri Edi Rama e ka konsideruar një moment frymëzues që simbolizon diellin që po lind sërish në Shqipëri. Ai falënderoi presidentin turk, Tayyip Erdogan dhe gjithë personat që u bënë bashkë për të ndërtuar spitalin në kaq pak muaj.

Në fjalën e tij Kryeministri Edi Rama u shpreh se ky spital do të jetë një fazë e re e reformës në shëndetësi.

“Ky spital do të jetë faza e re e reforormës sonë në shëndetësi dhe zbatimi i atij modeli që e ka bërë shëndetësinë në Turqi, një model ekselence. Fjala e dhënë nga Presidenti i Turqisë Erdogan u arrit në kohë. Tashmë ka nisur puna për marrëveshjen për zhvillim në fushën e turizmit dhe trashëgimisë kulturore. Skuadrat tona po punojnë në Berat, Gjirokastër etj., për të investuar në çdo pasur kombëtare të vendit. Gjithashtu po punohet për të sjell ekselencën e turizmit në të gjithë bregdetin e Divjakës, për ta bërë këtë destinacion të klasit parë”, u shpreh Kryeministri Rama.

Ceremoninë e inagurimit e përshëndeti edhe Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan: “Me rastin e ceremonisë së hapjes së spitalit, jam shumë i lumtur që takohem me ju, veçanërisht në këtë muaj të begatë të Ramazanit. Marrëdhëniet Shqipëri-Turqi nga dita në ditë vazhdojnë të forcohen. Në takimin tonë zyrtar me kryeministrin Rama në janar 2021 ne kemi zyrtarizuar partneritetin tonë strategjik në nivelet më të larta. Ky partneritet do të shërbejë në vijimin e projekteve të shumta mes palëve. Ne kemi qenë të gatshëm të japim ndihmën tonë për vëllezërit tanë shqiptarë gjatë ditëve të tërmetit, si dhe në periudhën e pandemisë. Siç e dhamë fjalën Spitali Rajonal i Fierit i cili inagurohet sot do të ketë një staf prej 400 personash turq dhe shqiptarë për të ofruar një shërbim sa më cilësorë. Turqia me këto mundësi do vazhdojë tí shërbejë Shqipërisë në të gjitha rajonet. Ky spital është një shenjë e re për miqësinë midis dy vendeve tona, shpresoj që të sjell sa më shumë dobi për vëllezërit tonë shqiptarë. Dua të shpreh ngushëllimet e mia për të gjithë ata persona që humbën jetën gjatë pandemisë dhe i uroj shërim sa më të shpejtë të infektuarve.”