Shkaurja e Agueros te Barcelona në dorë të Messit

Shkaurja e Agueros te Barcelona në dorë të Messit

Në Spanjë janë të sigurt se Sergio Aguero në sezonin e ardhshëm do të veshë fanellën e Barcelonës. Sulmuesi është në skadencë kontrate me Manchester Cityn dhe ka vendosur të mos rinovojë e në këtë formë mund të largohet me parametër zero në verë.

Kërkesat janë të shumta për të, mirëpo argjentinasi ka vetëm një dëshirë, të luajë me bashkëkombasin e tij te Barcelona. Fjala është për Lionel Messin teksa të dy kanë një miqësi të madhe jashte fushe, transmeton "Vip Sport".

Kështu, nëse transferimi i Agueros në Katalonjë nuk është bërë ende zyrtare, kjo është sepse Messi ende nuk ka zyrtarizuar rinovimin e tij më klubin. Mirëpo, pas ndryshimit të presidentit ky hap duket më pranë dhe nëse Messi qëndron, atëherë në Camp Nou sezonin e ardhshëm do të kombinojë me Agueron.