73 vjet martesë me të, zbulohet ankesa që kishte Princi për Mbretëreshën
BKT
Magazina

73 vjet martesë me të, zbulohet ankesa që kishte Princi për Mbretëreshën

Pasi që ndërroi jetë Princi janë zbuluar edhe shumë të pathëna nga jeta e tij.

Tashmë mediat e huaja kanë zbuluar edhe ankesën e  tij rreth Mbretëreshës viteve të fundit.

Duka i Edinburgut theksoi se ajo kalonte shumë kohë në telefon, sipas biografit të tij Gyles Brandreth.

Të mërkurën, autori mbretëror u shfaq në programin televiziv britanik “Lorraine”, ku ndau disa njohuri për Philip bazuar në 40 vjet miqësi.

Ai më tha, Zot, ajo kurrë nuk e lë telefonin. Asnjëherë nuk i pushon telefoni. Me kë po flet?. Ishte hera e vetme që ai u ankua ndonjëherë për mbretëreshën, tha Brandreth. “Ai e dinte që e gjithë jeta e tij ishte në përkrahje të mbretëreshës”, thekson DailyMail.

Ndryshe,  Filip vdiq më 9 prill në moshën 99 vjeçare.


MË SHUME NGA Magazina